Connect with us

Kronike

Aksidenti tragjik, humb jetën në moshë të re vajza e Vangjel Tavos

Vajza e Vangjel Tavos ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë Veriut.

Lajmi i trishtë është pohuar nga vetë ish-deputeti që një postim në “Facebook”.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.

Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo.
Lajmi ne perditesim

Në kulmin e rinisë, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm 30 vjeç.

Përcjellja për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën vajza 24 vjeçare e ish deputetit Vangjel Tavo

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që I mori jetën vajzës së ish deputetit Vangjel Tavo, Evanthia Tavo Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut. 24 vjeçarja ka qenë pasagjerë në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti dalë nga rruga. Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm  kanë konstatuar vdekjen e saj ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Ka qenë vetë ish deputeti Vangjel Tavo i cili njoftoi mbrëmë ngjarjen e rëndë. Varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00. Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Advertisement