Kronike
Aksidenti tragjik i merr jetën çiftit në sy të fëmijëve
Një aksident i rëndë automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ionia Odos, pranë rrugës me pagesë në afërsi të Janinës, i ka marrë jetën një çifti shqiptar.
Mediat greke raportojnë se viktimat ishin duke u kthyer në Greqi pas pushimeve në vendlindje me fëmijët e tyre të moshës 26 dhe 10 vjeç, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Aksidenti rrugor ndodhi kur çifti i shqiptarëve e ndali makinën e tyre në një xhep të autostradës për të ekzaminuar një problem që ishte shfaqur gjatë udhëtimit.
Shoferi dhe kryefamiljari ishte 58 vjeç dhe gruaja e tij 50 vjeçe. Ata kishin dalë për të parë se çfarë po ndodhte për shkak të defektit mekanik, duke lënë të hapur derën e shoferit dhe derën direkt pas sediljes së shoferit.
Një mjet tjetër që kalonte me shpejtësi nuk i ka parë dhe e ka përplasur makinën e ndalur, duke u shkaktuar lëndime të rënda të dyve.
Përpjekjet e mjekëve në vendngjarje kanë qenë të mëdha , por sipas informacioneve të ERT të Janinës, burri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa gruaja e tij gjatë transportit për në spital.
Sipas epiruspost.gr, dy fëmijët që ndodheshin në mjet janë dërguar në spital, pasi janë tronditur rëndë sepse gjithë skena e aksidentit ka ndodhur para syve të tyre.
Në njoftimin e Policisë greke thuhet: “Sot (08-01-2022) dhe rreth orës 06:45 në kilometrin 171 të rrugës Jonike, I.X.E. një makinë e drejtuar nga një shtetas që lëvizte në drejtim të Janinës, ka përplasur dyert e hapura majtas të I.X.E. makinë, e cila ishte e parkuar në korsinë e emergjencës (KLM), duke tërhequr zvarrë drejtuesin e mjetit të huaj 58-vjeçar dhe një pasagjere të huaj 50-vjeçare, me pasojë plagosjen fatale të të dyve”.