Aktualitet
Aksidenti tragjik në Astir/ Softa: Papërgjegjshmëri e këmbësorit
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka ngritur alarmin lidhur me përgjegjshmërinë e qytetarëve, si këmbësorë ashtu edhe shoferë, për rastet e aksidenteve fatale që po shtohen.
Sipas ekspertit, aksidenti tragjik që ndodhi në zonën e Unazës së Re, ku një këmbësor u shtyp për vdekje nga një automjet, teksa ai kalonte rrugën ku nuk lejohet, tregon papërgjegjshmërinë e këmbësorëve që bëhen shkak për aksidente.
Por Softa tha se edhe shoferi në këtë rast nuk është pa faj, pasi në rastin konkret siç është dukur dhe nga video e aksidentit, nuk ka pasur asnjë moment frenimi.
Pyetje: Pse kaq shumë aksidente?
Fatjon Softa: Kjo vijon për shumë arsye, kërkojnë parandalimin e ngjarjeve e parandalimi kërkon një kontroll më të mirë të territorit, infrastrukturë e sinjalistikë më të përmirësuar. Pa e anashkaluar kulturën përfshi dhe këmbësorët si është rasti i fundit që është fatale.
Kjo kërkon analizë por dhe të merren masa se në rrugën Tiranë Durrës në shumë pjesë të ndarëses se betonit janë të vendosura blloqe të gatshme për të kapërcyer, ky kapërcim ndodh në sytë e gjithë njerëzve.
Në një rast kemi parë dhe një punonjës policie me radar kishte hipur te pjesa e betonit, dhe ata kanë kaluar nga njëri krahë ne tjetrin, është bërë kulturë e mangët dhe e rrezikshme. Duhen masa për të parandaluar dhe rishikim të Kodit për ti quajtur dhe vepër penale.
Pyetje: Aksidenti në Astir a mund të parandalohej?
Fatjon Softa: Shqipëria është mbushur me lule, në gjithë akset, për të treguar sa shumë viktima kemi. Ata janë alarmi i ngritur për parandalimin. Në rrugët autostrada është më e lehtë mundësia e aksidenteve, se duke mos vajtur te mbikalimi apo mungesa e nënkalimëeve, është një fenomen. E dyta për të kontrolluar një pjesë o i kanë blerë ato patenta o janë nën stres ose janë nën efekte apo në komunikime në celular.
Ky rast ishte shumë flagrant, s’kishte një moment frenimi ishte goditje. Një njeri në mjet me shpejtësi të kontrolluar…drejtuesi i mjetit ka një përgjegjësi se ka sistemn e frenimit të menjehërshëm apo të moderuar, duhet parë sistemi i gomave se një pjesë njerëzish nuk i kontrollojnë cilësitë e gomave.
Pyetje: Standartet në këtë rrugë janë normale?
Fatjon Softa: Ajo rrugë është një nga rrugët më të reja, ka goxha investim, fakti që ne shohim një njeri që kapërcen pengesën këtu kemi një person që kalon rrugën në mënyrë të paimagjinueshme, por kemi dhe një drejtues që nuk frenon.
Ajo rrugë është shumë e gjerë dhe vjen e zgjerohet e të vendosësh një mbikalim aty duket e paimagjinueshme.
Ndaj përcaktohen vendet ku mund të kalohet. Mund të jenë dhe barrierat mbrojtëse.
Gjëja e parë që mendohet është dhe mbrojtja e rrugës kur ndërohet një autostradë. Ndaj vendosen pengesa, në zonat më problematike sic ishte dhe ky rast.
Duhet të mbajë përgjegjësi e këmbësori, s’mund të vëmë fajtor vetëm drejtuesin e mjetit.
Nuk është se ke një mjet ke disa mjete, në dy sense, papërgjegjshmëri të dalësh të mendosh me atë lëvizje të shmangësh një mjet që vjen me 90 km në orë.