Connect with us

Kronike

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Viktima një 24-vjeçar, në gjendje kritike dhe pasagjeri

Policia e Vlorës ka dalë me me një komunikatë zyrtare në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar.

Ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht për përplasje me një kamion, sipas autoriteteve policore, fuoristrada tip “Benz” është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës, pasi ka humbur kontrollin drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend shoferi, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasagjeri në mjet, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement