Kronike
Aksidentohet në vendin e punës, humb jetën punëtori 35-vjeçar në Maqellarë
Një punëtor 35-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Maqellarë, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
35-vjeçari punonte në një subjekt me pllaka mermeri, dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në spital. Policia ka shoqëruar për hetime të mëtejshme pronarin dhe menaxherin e subjektit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.