Aktualitet
Gjykata e Beratit jep vendimin për Leon Simoni
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40-ditë” për 31-vjeçarin Leon Simoni. Simoni, duke kryer manovra të rrezikshme në Rotondon e Kombinatit mbrëmjen e të mërkurës, humbi kontrrollin e mjetit dhe përplasi 3 shtetasit: Blerina Nerjaku,45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku,37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat.
Policia dyshon se Simoni ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit po organi i akuzës nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit.
Ka qënë gjyqtarja Entela Gjoni ajo që ka vendosur për Simonin masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40-ditë”, e njëjta masë e kërkuar edhe nga organi i akuzës, për vepren penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Gjatë kësaj seance,mësohet se Simoni ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë,duke u kërkuar falje jo vetëm të plagosurve por edhe familjarëve të tyre për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 shtatorit në hyrje të qytetit të Beratit. Automjet luksoz, Benz GLE, me targa angleze ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe drejtuesi Leon Simoni, 31 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit. Ai përplasi tre persona të cilët janë në spital, disa në gjendje kritike për jetën.