Kronike
Aksidentoi për vdekje punonjësin e pastrimit të rrugëve, arrestohet shoferi
Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi një ditë më parë në aksin Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje një 51-vjeçar, punonjës të pastrimit të rrugëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve).
Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.