Connect with us

Politike

Aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje/ Rama: Kjo është për ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj

 Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje. Duke ironizuar, Rama thotë se kjo video është për ata që thonë se shkelësit e mëdhënj nuk po ndëshkohen.

Ai shprehet se ndërtimi në fjalë nuk është as i pari dhe as i fundit që do të shembet për shkak të paligjshmërisë. Ndërkohë më tej thotë se pakoja e re e masave që do të miratohet “së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.”

POSTIMI I PLOTË:

Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.

Advertisement