Connect with us

Politike

Aksioni pas zgjedhor/ Porositë që Rama ua la socialistëve të Tiranës

Ka përfunduar pas më tepër se një orë mbledhja në selinë rozë mes kryeministrin Edi Rama dhe të “vetëve”.

Ashtu sikurse raportuam dhe më herët pjesë e kësaj mbledhje ishte kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, nënkryetarët e këtij institucioni si dhe kandidatët e zgjedhjeve të 11 Majit në qarkun e Tiranës dhe deputetët.

Burime për mediat bëjnë me dije Rama u ka kërkuar socialistëve që fokusin e tyre ta përqendrojnë te terreni dhe të punojnë me qëllim për të evidentuar të gjitha problematikat që qytetarët hasin në përditshmërinë e tyre.

Ai u ka kërkuar që të bëjnë një raport pune, i cili më pas do të analizohet dhe diskutohet përgjatë një tjetër mbledhje.

Advertisement