Pinknews
Aktori i ‘Nderi dhe respekti’, rrëfen se ka qenë i lidhur me Gabriel Garkon: U njohëm në sheshxhirim
Për herë të parë, aktori dhe balerini Gabriele Rossi (i cili ka luajtur rolin e Foturnato-s në ‘Nder dhe respekt’) rrëfeu se ka qenë në një lidhje me aktorin e famshëm Gabriel Garko. Rrëfimi i tij vjen vetëm pak javë pasi Garko zbuloi se është homoseksual dhe se e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë për vite me radhë, duke bërë një jetë të dyfishtë.
Rossi tregoi historinë e tij të dashurisë me Gabriel Garko-n në emisionin “Live – Non è la d’urso”. Sot të dy ruajnë raporte të shkëlqyera me njëri-tjetrin, madje 3 javë më parë kanë publikuar edhe një foto në rrjetet sociale.
“Unë mendoj se e kam dashur fort, duke u përpjekur shumë dhe me shumë kosto”, zbuloi Rossi, i cili më pas konfirmoi se ai ishte lumturisht i fejuar prej dhjetë muajsh me një djalë tjetër, që sipas thashethemeve që qarkullojnë në mediat italiane, duket se është një këngëtar.
Pasioni mes tyre lindi në xhirimet e “Nderi dhe Respekti 2″, kur Gabriele Rossi ishte 19 vjeç dhe Gabriel Garko ishte 36. Lidhja zgjati 5 muaj dhe u mbajt e fshehtë, pasi Garko ishte i fejuar në atë kohë.
Pastaj pas dhjetë vjetësh, në vitin 2017, të dy janë takuar përsëri dhe vendosën ta rifillojnë marrëdhënien që rezultoi shumë e vështirë.
“Me të dashurin tim të mëparshëm e kisha jetuar lirisht të qenit çift dhe me Gabriel e bëra të qartë se nuk do të bëja hapa prapa”. – kujtoi ai. “Kërkova të mos kishte gënjeshtra, të paktën me njerëzit me të cilët kemi dalë. Në fillim ai pranoi me ngurrim pastaj e kuptoi”.
Marrëdhënia u konsumua gradualisht për shkak të grindjeve dhe keqkuptimeve të ashpra.
“U deshën konfrontime, kohë, debate, përqafime të forta për të kuptuar se kishte një vizion disi të largët si për çështjet e jetës private ashtu edhe për atë profesionale. Kur je së bashku me një karakter kaq të rëndë, përfshihesh në disa mekanizma në përpjekje për ta mbrojtur atë”, -u shpreh Rossi. revistawho/