Connect with us

Pinknews

Aktorja e njohur: Më është mërzitur seksi, kam provuar gjithçka në shtrat

Drew Barrymore ka ndarë disa detaje rreth jetës së saj seksuale. Gjatë një episodi të “Drew’s News”, aktorja po fliste me bashkë-prezantuesin Ross Matthews për shfaqjen e Netflix “Si të ndërtoni një dhomë seksi”, kur ajo zbuloi se ishte e hapur të provonte gjithçka në dhomën e gjumit kur ishte më e re.

“Dëgjo, kam provuar gjithçka. Kjo është arsyeja pse jam kaq e mërzitshme tani.” Barrymore sqaroi se nuk është e sigurt nëse “i pëlqente” gjithçka, duke thënë: “Unë thjesht doja ta provoja”. “Kur isha më e re, kisha gjithë energjinë e botës. Por tani, nuk e kam”, shtoi aktorja hollivudiane.

Kjo nuk është hera e parë që Barrymore flet për jetën e saj në dhomën e gjumit, duke shpjeguar në tetor gjatë një episodi të “The Drew Barrymore Show” se ajo ka abstenuar nga seksi që nga ndarja me ish-bashkëshortin Will Kopelman në 2016.
Advertisement