Politike
Akulli i paralajmëruar në raportet Shqipëri – Serbi/ Vuçiç shpërfill kërkesën e Ramës
Më 14 qershor xhandarmëria serbe rrembeu tre policë kufitar të Kosovës. Lirimin e tyre e kane kërkuar të aktorët politikë, duke përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare. Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim.
Ish deputeti Naser Rugova, ka thënë se Shqipëria nuk e lejon dalldisjen e Serbisë, duke shtuar se me këtë deklarim të Ramës, ka bërë të ditur se Shqipëria është një vend serioz dhe nuk lëshon pe në çështje esencaile.
“Kryeministri Rama është përpjekur që të mbajë një politikë të balansuar, një mes në mes të obligimeve pan-shqiptare dhe obligimeve si vend anëtar i NATO-së dhe vend kandidat për anëtarësim në BE. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që Shqipëria e lejon dalldisjen e Serbisë dhe kjo po dëshmohet tani. Shqipëria ka investuar sinqerisht në përmirësimin e raporteve me Serbinë dhe, me qëndrimin kundrejt çështjes së policëve të rrëmbyer, Serbia e ka lënduar këtë raport. Me këtë deklarim, Kryeministri Rama ka konfirmuar që, në fund të ditës, Shqipëria është një vend serioz që nuk lëshon pe në çështje esenciale. Konsideroj që Kryeministri Rama e ka përkrahjen e plotë amerikane dhe evropiane për të gjitha qëndrimet e tij”, thotë ai.
Si mundësi për ftohjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rugova thotë se Shqipëria mund të tërhiqet nga inciativat e përbashkëta.