Connect with us

Bota

Akuza të forta/ Trump: Hamasi u financua nga paratë e administratës Biden

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar pasardhësin e tij Joe Biden për financimin “indirekt” të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

“Këto sulme të Hamasit janë një turp dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet me forcë”, tha Trump në një deklaratë.

“Dollarët e taksapaguesve amerikanë ndihmuan në financimin e këtyre sulmeve, për të cilat shumë raporte thonë se erdhën nga Administrata e Bidenit,” pretendoi ai.

Akuzat e Trump mbështesin pretendimet republikane se 6 miliardë dollarë të dërguara muajin e kaluar në Iran si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve u përdorën për të financuar sulmin e Hamasit.

 

 

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha në rrjetet sociale se “kjo është një gënjeshtër e turpshme, në një kohë kur të dyja palët duhet të jenë totalisht të bashkuara në mbështetjen e Izraelit”.

Advertisement