Connect with us

Politike

Akuzat e PD-së për ‘trenin bullgar’/ Celibashi: Për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të paraqitur duhet të…

 Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike për përdorimin e ‘trenit bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë deklaratës për mediat, Celibashi ka theksuar se ky rast duhet që të hetohet nga organet e procedimit penal. Ndërkohë që shtoi se për votimin brenda vendit nuk ka kontestime për tabelat e rezultateve.

“Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht. Për votimin brenda vendit, në dijenë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve,” tha Celibashi.

Advertisement