Bota
Akuzat ndaj Bolsonaros/ Trump i del në mbrojtje ish-presidentit brazilian: Viktimë, lëreni të qetë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot ish-presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, duke pretenduar në një postim në platformën Truth Social se aleati i tij i dikurshëm ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” – një term që Trump e ka përdorur për të përshkruar trajtimin e tij nga kundërshtarët politikë.
Bolsonaro, i cili mbajti lidhje miqësore me Trump ndërsa të dy liderët ishin në pushtet, është në gjyq në Brazil me akuzat për drejtimin e një ” organizate kriminale ” që komplotoi për ta mbajtur atë në detyrë pavarësisht humbjes së tij zgjedhore nga kreu aktual i shtetit, Luiz Inacio Lula da Silva, në tetor 2022.
“I vetmi gjyq që duhet të ndodhë është një gjyq nga votuesit e Brazilit Quhet zgjedhje. LËRENI BOLSONARON TË QETË!”, theksoi Trump në një postim në platformën Truth Social.

