Connect with us

Pinknews

Akuzohen për mbjellje kanabisi/ Reagon partnerja e Elvis Pupa: Bëhet fjalë për një banesë…

Çifti shqiptar Elvis dhe Belina Pupa po përballen me akuza nga drejtësia australiane. Media australiane ‘The Advertiser’ shkruan se Belina Pupa është kapur në ‘shtëpi bari’ dhe akuzohet për kultivim të kanabisit dhe ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe Elvis Pupa, i cili ndodhet në arrati. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “The Advertiser”, Pupa akuzohet se ka kultivuar bimët e kanabisit mes datave 1 janar dhe 4 prill të këtij viti.

Sakaq një shkrim publik për Dritare Tv ka bërë Belina Pupa, në të cilin shprehet se bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin e saj. Pupa shprehet më tej se po mbahet gjyqi për pasqyrimin e fakteve dhe se nuk mund të thotë asgjë më shumë derisa të mbyllet çështja.

“Përshëndetje. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan Pupa.

Advertisement