Connect with us

Aktualitet

Akuzoheshin për përdhunimin e dy të miturave, lirohen dy të rinjtë

Gjykata e Beratit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg me afat” në “detyrim paraqitje” për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin. Dy të rinjtë u arrestuan në 16 dhjetor 2023 për përdhunimin e dy vajzave të mitura në Berat.

Pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi mungonin provat, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi ditën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndryshimi i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.

Familjarët e djemve kanë deklaruae se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qënë të pafajshëm. Edhe në daljet e mëparshme për mediat, familjaret e djemve janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për ti denoncuar nga familja e të fejuarit të tyre, të shtyrë nga xhelozia sepse vajzat ka qënë të lidhuara më parë me ta.

Advertisement