Connect with us

Aktualitet

Akuzohet për korrupsion, GJKKO liron nga qelia biznesmenin Ervis Lame

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ervis Lame u arrestua bashkë me ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj.

Lame dheBegaj akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 13 marsit, nga SPAK pas urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO.

Advertisement