Connect with us

Kosova

Akuzohet se ekzekutoi policin serb/ Daçiç: Shqiptarin Faton Hajrizi e vramë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç ka njoftuar se Faton Hajrizi,  personi i cili akuzohet si vrasësi i policit serb, është eliminuar.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiç.

Autoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.

Në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut nuk është përmendur identiteti i personit të vrarë.

Advertisement