Connect with us

Rajon

Akuzohet se vrau të moshuarën/ Gjykata cakton arrest me burg për shqiptaren

Gjykata e Lamias në Greqi ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçaren shqiptare, që akuzohet se ka vrarë me thikë një 84-vjeçare në zonën e Kamena Vourla rreth një javë më parë.

50-vjeçarja gjatë gjatë gjithë seancës e ka mohuar se është përfshirë në vrasjen e të moshuarës. Po ashtu në momentin që iu komunikua masa, shqiptare i ka rënë të fikët. Menjëherë ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lamias ku mori ndihmën e parë mjekësore. Avokati i saj tha për mediat greke se provat e akuzës për klienten e tij janë të paplota.

Advertisement