Connect with us

Aktualitet

Alarm global, OBSH: Këto shurupe shkaktuan vdekjen e fëmijëve

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se 66 fëmijë kanë vdekur në Gambia.

Sipas OBSH këto shurupe kanë ndikuar në dëmtimin e veshkave dhe vdekjen e 66 fëmijëve. Këto shurupe janë prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila nuk kishte dhënë garanci për sigurinë e tyre.

OBSH thotë se këto katër shurupe janë identifikuar në Gambia, por mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera. Ata paralajmëruan se përdorimi i këtyre shurupeve mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Alarmi i OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut. Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve të paracetamolit dhe u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre.

Advertisement