Connect with us

Bota

Alarm i Kuq/ S’ka më ilaçe

Alarm i Kuq! Në shumë vende të Bashkimit Evropian, disa lloje ilaçesh janë në mungesë, duke përfshirë antibiotikë si amoksicilina apo edhe ato kundër ftohjes, gripit dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Teksa situata konsiderohet kritike në shumë shtete, ekspertët dhe farmacitë po iu rekomandojnë qytetarëve që të mos grumbullojnë rezerva, gjë që do të përkeqësonte situatën

Në rrënjë të kësaj krize ka disa shkaqe, shpjegon Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë Stella Kyriakides.

“Shkaktarët kryesorë të identifikuar janë rritja e mprehtë e kërkesës, e shkaktuar nga shumë infeksione të frymëmarrjes së bashku me kapacitetin e pamjaftueshëm të prodhimit”

Ndër zgjidhjet e miratuara është shitja e barnave gjenerike ekuivalente, domethënë që kanë të njëjtat përbërës aktive.

Në Spanjë, mungesat janë rritur me 38% në një vit, ndërsa në Itali ekziston një listë e “ilaçëve aktualisht në mungesë” e përditësuar vazhdimisht nga Agjencia e Barnave.

Teksa është tashmë ka një problem global, emergjenca është nevoja për zgjidhje evropiane.

Në mars, Komisioni Evropian do të propozojë një nismë legjislative për këtë çështje, me detyrime më të rrepta për të përmbushur detyrimet e furnizimit dhe për të parashikuar mungesat.

Advertisement