Connect with us

Kosova

Alarm në burimin e litiumit/  Çfarë paralajmërohet për Kosovën dhe alarmi për luftë

Të premten, më 19 korrik, Serbia dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, në emë të Bashkimit Europian nënshkroi në Beograd një Memorandum Mirëkuptimi për partneritet strategjik në lidhje me lëndët e para të qëndrueshme, kryesisht per shfrytëzimin e litiumit, në një vendburim në Serbi, si pjesë e zinxhirit të prodhimit të baterive per automjetet elektrike.

Gazetarja Kristina Dunc ka thene për median serbe Radar se “autokrati Aleksander Vuçic” ka dashur që edhe më herët të fillojë nxjerrjen e litiumit në Serbi, por ka pasur rezistencë nga popullata.

Kurse redaktori i politikës së jashtme të FAZ-it gjerman, Nicholas Busse tha në komentin e tij se “ka tre arsye të mira pse Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së duhet të blejnë litium në Serbi”.

“Së pari, Evropa mund të zvogëlojë varësinë e saj nga bateritë kineze.Së dyti, marrëdhëniet më të ngushta ekonomike mund të bëjnë që Serbia të mos mbështetet shumë tek Moska dhe Pekini. Së treti, kjo mund të bëj që Vuçiçi të mos luajë rol shkatërrues në konfliktin me Kosovën”.

Sipas Busse, “Politika e jashtme gjermane dhe evropiane shpesh kritikohet se nuk është strategjike dhe nuk përfaqëson mjaftueshëm interesat, por me udhëtimin e tij në Beograd, Olaf Scholz tregoi se gjerat mund te behen ndryshe”

“Kancelari nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor dhe duhet të mbetet I përkushtuar ndaj çështjes së pranimit. BE-ja, e cila ka guximin të pranojë Ukrainën ne gjirin e saj, nuk duhet të lejojë krijimin e ndonjë vakumi pushteti në juglindje të kontinentit” – ka potencuar Nicholas Busse në një koment për FAZ.

Ukraina ka gjithashtu sasi të mëdha litiumi që teorikisht mund të shfrytëzohet. Por kjo marreveshje me Serbinë është problematike për dy arsye” – ka deklaruar Claudia Kaempfert, profesoreshë e ekonomisë në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike.

“Së pari, dëmi i mundshëm në mjedis mund të jetë serioz dhe së dyti, duhet të pyesim veten: nga kush do të varemi në të vërtetë?” Edhe pse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, negociatat për anëtarësimin në BE kanë vazhduar që nga viti 2012. Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, por nuk i mbështet sanksionet e BE-së dhe Rusisë dhe ka përfunduar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën.Përveç kësaj, liria e shtypit është e mbytur në Serbi dhe gjyqësori nuk konsiderohet plotësisht i pavarur. Kriteret gjeopolitike gjithashtu duhet të luajnë një rol. Prandaj Serbia nuk është një partner ideal për të dyja këto arsye” – potencoi profesoresha gjermane e ekonomise politike dhe energjisë.

Advertisement