Rajon
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor , 20 persona kanë humbur jetën
Organi i shëndetit publik grek njofton se virusi i Nilit Perëndimor ka shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave deri më tani këtë vit në Greqi.
Në një deklaratë per media, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) shtoi se rreth 115 raste të infeksioneve, nga 157 gjithsej, çuan në manifestime të sistemit nervor qendror si encefaliti dhe/ose meningjiti dhe/ose paraliza akute flakcide.
Ai theksoi se 20 viktimat ishin mbi 64 vjeç. Virusi i Nilit Perëndimor në përgjithësi transmetohet te njerëzit nga pickimi i një mushkonja të infektuar. Shumica e njerëzve të infektuar me virus kanë vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me gripin që zgjasin disa ditë, shkruajnë mediat e huaja.
Rreth një e pesta e njerëzve të infektuar zhvillojnë ethet e Nilit Perëndimor, simptomat më të zakonshme të së cilës përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi, ënjtje të gjëndrave limfatike dhe skuqje të lëkurës.