Kosova
Alarm për sigurinë kombëtare/ Ramadani për deklaratën e Richard Grenell
Ish emisari amerikan Richard Grenell, aktualisht krahu I Donald Trump per misione special, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, kritikoi ashpër kryeministrin e e Kosoves Albin Kurti, duke e cilësuar ate si partner jo të besueshëm për SHBA-të. Ai ka theksuar se qeveria e drejtuar nga Kurti nuk ka qenë e besueshme as gjatë mandatit të parë të Donald Trump-it, as gjatë administratës së Joe Biden-it.
Si “alarm për sigurinë kombëtare” e ka cilësuar ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, deklaratën e fundit të emisarit të Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mashtron kur deklaron se ka marrëdhënie të mira me SHBA-të.
“‘Mos u mashtroni’ thotë Grenell, duke komentuar si ABSOLUTISHT TË RREJSHME deklaratën e Kryeministrit Kurti se ‘raportet të Kosovës me SHBA janë më të mirat ndonjëherë’. Alarm për Kosovën, për sigurinë tonë kombëtare. Si mund të ketë deklaratë më direkte?!”, ka shkruar Ramadani në platformën sociale, Facebook.
Grenell, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, kritikoi ashpër Kurti, duke e cilësuar si partner jo të besueshëm për SHBA-të. Ai ka theksuar se qeveria e drejtuar nga Kurti nuk ka qenë e besueshme as gjatë mandatit të parë të Donald Trump-it, as gjatë administratës së Joe Biden-it.
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit” – ka theksuar Grenell duke potencuar se “Retorika e përdorur nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera, është absolutisht e pavërtetë. Mos u mashtroni”.