Connect with us

Ekonomi

Alarmante, çmimet e banesave do vijojnë të rriten

Në periudhën janar-qershor janë shitur gjithsej 721 pasuri të paluajtshme në vend ose 36 më tepër se një gjashtëmujor më parë.

Vrojtimi i bankës së Shqipërisë nxjerr në pah faktin se pavarësisht rritjes së kostos së jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve qytetarët kanë vijuar të blejnë apartamente. Sipas të dhënave qytetarët nuk i ka stepur as rritja e çmimeve të apartamenteve.

Po sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi i çmimit për Tiranën pësoi një rritje me gati 40 %. Ndërkohë që agjentët për gjashtëmujorin e ardhshëm parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve dhe rritje të numrit të pronave të regjistruara për shitje.

Më shtrenjtë gjatë pjesës së parë të këtij viti janë shitur edhe pronat në zonat bregdetare dhe zonat e tjera. Agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, dhe çmimet e qerasë kanë shënuar rritje

Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës.

Pavarësisht krizës sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë ndërtuesit dhe agjentët imobliarë janë optimist për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme për të ardhmen afatshkurtër në territorin ku ata veprojnë.

Rreth 13% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jo rezidente dhe , gjysma rezultojnë shtetas të vendeve jashtë BE. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ka rënë lehtë në 10.8 muaj. Për zonën e bregdetit koha e shitjes është pothuajse përgjysmuar duke rënë nga 11 në 6 muaj.

Advertisement