Connect with us

Aktualitet

Alarmante/ Largohet edhe mosha e tretë, ky qytet i Shqipërisë po shpopullohet drastikisht

Shpopullimi është kthyer në një fenomen shqetësuar kohët e fundit.

Edhe pse peshën më të madhe të lagimit të popullsisë po e mbajnë kryesisht fshatrat e thellë, braktisjen po e ndjejnë edhe qytetet si Gramshi. Në Gramsh çdo ditë ikin familje, kjo për shkak të mosofrimit të shërbimeve, mungesen e një vendi pune etj.

”Uff kanë ikur, unë vetëm një çun e një cuc kam kanë ikur të gjithë jashtë. Pallati 6 hyrje jetojmë vetem 6 vetë jemi ne, dy në kat të parë jam unë, dy kat të dytë e dy ne kat të tretë.” –thotë një banor i zonës per mikrofonin e Euronews Albania.

Banorët pohojnë se shumica e të rinjve zgjedhin të largohen për shkak të papunësisë. Ndërsa ata që kanë ngel, mosha e tretë, thonë se edhe shokët e tyre tashmë kanë ikur.

”Kanë ikur e do ikin ketu kanl ngelur ja si puna ime pensionist, edhe shokët e mi si kam. Punë ska gjë jo kaq, ata që paten leke iken Tiranë Durrës, ka ardhur fshati ngelem fshat, as shkoll asgjë as gjë prej gjeje hiç.” –thotë një tjetër banor.

Fshatrat e Gramshit mbeten një nga më të prekurat nga fenomeni i shpopullit, ku sipas statistikave të nxjerra nga Censi i vitit 2024, në qytetin e Gramshit jetojnë 16 533 banorë, me një rënie të konsiderueshme nga censi i vitit 2011.

Advertisement