Connect with us

Bota

Alarmante/ Njerëzit infektohen me sëmundjen e pashërueshme të qenve

Tre shtetas britanikë janë infektuar me Brucella Canis, një sëmundje e pashërueshme e qenve.

Sëmundja, e cila mund ta bëjë qenin jopjellor, të çalë dhe me dhimbje, përhapet te qeniet njerëzore kur ata bien në kontakt me sekrecionet vaginale të kontaminuara dhe lëngjet e lindjes.

Sipas një raporti të qeverisë britanike, që nga vera e vitit 2020, ka pasur një numër në rritje të raporteve të infeksionit me Brucella Canis te qentë. Shumica e këtyre rasteve u transportuan nga Evropa Lindore direkt në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë në lidhje me sëmundjen, autoritetet britanike vunë në dukje se një kafshë konsiderohet e sëmurë përgjithmonë edhe pas marrjes së trajtimit me antibiotikë dhe për këtë arsye mund të përbëjë rrezik infeksioni për kontaktet e qenit dhe njerëzve. Prandaj, besohet se e vetmja metodë për të eliminuar plotësisht rrezikun e transmetimit të mëtejshëm, është eutanizimi i qenve të prekur. Zgjedhjen për eutanizinë e një kafshe shtëpiake duhet të bëjnë pronari(ët) dhe veterineri privat i kafshës shtëpiake.

Si të qëndroni të sigurt nga kjo sëmundje e re?

-Kur pastroni një qeni që ka lindur, përdorni një higjienë të mirë. Vendosni doreza dhe maskë dhe pas pastrimit, lani duart me sapun dhe ujë.

-Shmangni kontaktin me sekrecionet vaginale dhe lëngjet e lindjes.

-Nëse jeni të shqetësuar, bëjini qenit tuaj testin për Brucella Canis.

-Sigurohuni që qeni juaj të ketë të gjitha vaksinat e nevojshme.

-Kontaktoni menjëherë veterinerin tuaj nëse mendoni se qeni juaj mund të jetë i infektuar me Brucella Canis ose nëse besoni se mund të keni rënë në kontakt me lëngjet e lindjes ose shkarkimit vaginal të qenit.

Rekomandimet e qeverisë kërkojnë eutanazinë si mënyrën më të mirë të veprimit, sepse gjendja është e pashërueshme tek qentë. Megjithatë, një kurs i gjatë i antibiotikëve mund të përdoret si një trajtim efektiv për njerëzit.

Burimi: top-channel.tv

Advertisement