Aktualitet
Alarmi! Kujdes nga ky mesazh mashtrues që iu vjen në “WhatsApp”, kërkon që të votoni në një sondazh

Një mesazh mashtrues po qarkullon së fundmi në aplikacionin “Whats App” të telefonave të qytetarëve.
Alarmi është ngritur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), e cila iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazhi që po shpërndahet, pasi mund të vjedhin të dhënat.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, shkruan AKSK-ja.
Në mesazh kërkohet që të votohet për një sondazh për të përfituar bursë studimi.
“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazh.

