Kosova
Alarmon avokati serb: Perëndimi të ndërhyjë urgjent në Serbi
Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka thënë se gjashtë nga shtatë partitë kryesore që garojnë në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, janë pro ruse dhe po e zhvillojnë fushatën e tyre duke përdorur Kosovën.
Lidhur me këtë, ai ka apeluar te ndërkombëtarët që të ndërhyjnë, pasi konsideron se narrativat ekzistuese të Serbisë kërcënojnë sigurinë e Evropës.
Duke tërhequr një paralele mes fushatës së partive aktuale, Stojkovic ka kujtuar edhe të bëmat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic, për të cilin ka theksuar se fushatat e tij, edhe ai i kishte të fokusuar edhe në temën e Kosovës.
“Kjo rezultoi në luftëra, shkatërrime, viktima të mëdha dhe krime lufte. Perëndimi nuk duhet të flejë dhe të vazhdojë të refuzojë të ndërhyjë drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Serbisë, sepse narrativat ekzistuese kërcënojnë sigurinë e Evropës. Perëndimi duhet të marrë përsipër që të ndërhyjë drejtpërdrejt në situatën politike në Ballkan”, Ka theksuar avokati serb.