Connect with us

Aktualitet

Alarmon Bytyçi, ndez sirenat për trazira në Ballkan

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi tha se rruga më e suksesshme e parandalimit të veprimtarisë destabilizuese të Serbisë, është pranimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

“Kjo është plotësisht e mundur. Nëse të gjitha vendet e tjera të aleancës janë dakord, atëherë nuk mund të kundërshtojnë Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia. Nuk e kuptoj pse nuk ndiqet një rrugë e tillë e garancive për stabilitet e siguri në Ballkan, edhe pse kjo mënyrë është më pak e kushtueshme”.

Bytyçi gjithashtu u shpreh se qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj duhet të jenë të kujdesshme.

“Nëse ndodh ndonjë akt terrorist i ngjashëm me atë të 24 shtatorit, do të duhej që me këtë akt të përballeshin forcat e sigurisë së Kosovës. Do të duhej që terrorizmi në veri të vendit të përballohej dhe asgjësohej prej këtyre forcave. Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë të përballet me sfidat që shkakton terrorizmi serb. Përvoja e zbulimit të aktit terrorist në Banjskë është e mjaftueshme. Thjesht nuk duhet shkujdesje dhe eufori apo vetëkënaqësi! I duhet bërë me dije Beogradit se Kosova është e aftë në koordinim me NATO-n, por pa përfshirjen e saj në konflikt, të parandalojë dhe asgjësojë çdo përpjekje destabilizimi në Kosovë e veri të saj” – potencoi profesor, doktor Enver Bytyçi.

Advertisement