Pinknews
Albana Osmani foli për një surprizë: Nuk bëhet fjalë për televizionin por për…
Albana Osmani është larguar prej kohësh nga televizioni për t’ju përkushtuar një projekti krejtësisht të veçantë. Moderatorja foli për një surprizë por nuk zbuloi nëse bëhej fjalë për një projekt televiziv apo diçka tjetër.
Së fundmi ajo ka qenë duke punuar për një libër, të cilin tashmë e ka publikuar.
Libri mban titullin “Çika në betejë me inteligjencën artificiale” dhe është publikuar ditën e djeshme. Albana ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e promovimit të librit të saj të parë, ku shprehet tejet e lumtur për këtë sukses. Gjithashtu, ajo ka bërë me dije se brenda pak kohësh pritet të sjellë dhe versionin në anglisht të këtij libri.
“Libri sapo doli në internet, live në faqen zyrtare albana-osmani.com dhe mund të porositet globalisht nga tani nga çdo vend i botës. Përveç fizikisht në libraritë në Shqipëri: Adrion, Bukinist, Bookland, dhe shumë biblioteka të tjera që ju bëni njoftoj në ditet në vazhdim. Si dhe në Kosovë në libraritë e Dukagjin. (Versioni anglisht i librit do teë vije në pak dite kohe, me të gjitha detajet të cilat do t’i bëj publike).”, ka shkruar moderatorja.
Pinknews
FOTOT më të zjarrta të “bishës” shqiptare
Ajo është një nga modelet më seksi shqiptare, mund të themi që çdo mashkull çmendet pas saj.
Bëhet fjalë për modelen Françeska Jaçe, e cila ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Bukuroshja është komentuar gjithnjë për format e saj perfekte.
Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të nxehta të Françeskës që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.
Pinknews
Top Channel padit Olsi Bylykun
Olsi Bylyku pas largimit nga BB VIP nuk i ka kursyer kunjat dhe deklaratat për Top Channel dhe produksionin, ku shpeshherë shkak ka dhënë se nuk ka dashur të bëjë çfarë i thuhej nga ta e kjo ishte arsyeja e eleminimit nga BB.
Sot, ai ka marrë një Fletë Thirrje nga Gjykata, pasi Top Channel e ka paditur aktorin për çështje civile. Olsi e ka publikuar foton në Insta story, duke e shoqëruar me këngën e tij dhe përbri shkruan: Gabim shumë i madh!
Pinknews
Pas kërcimit në shi, përplasje e ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Je rrugaç
Duket se ‘telefonatat e erës’ nuk bënë asnjë punë për të vënë qetësinë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Pas telefonatave prekëse, brenda shtëpisë nisën debatet. Mes Eglës dhe Meritonit, nisi një bisedë e qetë e më pas devijoi në ofendime.
Ishte Meritoni ai që përmendi çështjen e Eglës me Saimir Kodrën, e më pas aktorja shpërtheu në ofendime. Ajo deklaroi se persona si Meritoni nuk e meritojnë që të shfaqen në ekrane.
DEBATI MES TYRE:
Meritoni: Zemër rregullo imazhin, se ke punë jashtë. E ke me zotërinë.
Egla: Me kë zotëri? Do ma paguash avokatin?
Meritoni: Me fol në këtë mënyrë…
Egla: Unë mendoj se njerëz si puna jote nuk duhet të dalin në ekran, je një rrugaç që nuk duhet të ekzistosh dhe promovohesh në ekran. Je një rrugaç që shantazhon.
Pinknews
“Alo babush, o babushi im”/ Juli në telefonin e erës: Kam aq mall për ty…
Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.
Juli ka zgjedhur të telefonojë babanë e tij, artistin e ndjerë Zef Deda, të cilit i ka shprehur vazhdimisht sesa shumë i mungon.
“Alo babush, o babushi im, zemra ime, ah sa më ka marrë malli për ty babo. E di, e di, që je mirë, je me engjëjt atje. Mos ki asnjë merak për këtu, por të flas nga shtëpia e BB babo. Para se të ikje nga ne, ta thash që do hy, the futu me luftu si trimat. Njat’ jam tu bo bab, e di se më shef, shpresoj t’i kem tregu ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, s’ma thua dot, por unë e di që ti je krenar për mua. Je në zemrat tona babo, mama është shumë mirë, e di që është dashuria jote, dhe ne e duam shumë.
Më kujtohet kur pata shku në shkollë të lartë, më the je tu shku me u bo aktor, por para se të bëhesh artist duhet të bëhesh njeri, këtë këshillë nuk e kam harruar në asnjë moment bab. Të du shumë, do kisha dëshirë…të kam kujtuar disa herë, e di që më ke dëgjuar, kam pasur nevojë të më thuash vrejtjet dhe sugjerimet e tua. Ah sa më kishte marrë malli për zërin tënd…të dua shumë dhe kam një mall për ty që nuk di ta shpjegoj me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje”-ishte telefonata e Julit.
Pinknews
“Vetja ime e bukur”/ Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa…
Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.
Françeska, ndryshe nga banorët e tjerë, zgjodhi që të telefonojë veten e saj, kur ka qenë e vogël dhe e bullizuar.
Telefonata e Françeskës: “Vetja ime e bukur sa më kë munguar, çtë të them? Dua të flas me Françëskën kur ka qenë 15 vjeç, në pikën më të vështirë të jetës së saj.. kur nuk kisha asnjë shpresë për jetën. Françeska, dua të them që unë e di që nuk ke më shpresa, unë e di që jeta për ty është bërë e padurueshme.
Unë e di që kur sheh veten në pasqyrë e urren. E fajëson vetën për çdo gjë, unë e di që ti me zor çohesh çdo mëngjes dhe nuk e do më.. dhe çdo ditë mendon se kur do vijë fundi.
Kur të mendoj më dhimbsesh… më dhimbsesh nga urrejtja që ke pasur për veten tënde, për vuajtjet që ke kaluar, më dhimbsesh për faktin që asnjë nuk të kupton dhe sa e vetmuar që ndihesh në jetën tënde.
Dua të them bëj durim, ti vlen shumë… Jeta jot vlen shumë, t’i do i kalosh të gjitha gjërat që ti mendon se do të çojnë drejtë fundit. Nuk është e nevojshme të lëndosh dhe urresh veten tënde, sepse kur të rritesh të pret një jetë shumë e bukur, një dashuri shumë e madhe, të prej një djalë i voçkël, të pret suksesi, lumturia që unë e di që ti e ke, por që e kërkon.
Do vijë një moment në jetën tënde që ti do pranohesh për atë që je. Do e duash veten tënde dhe do e ngresh zërin për veten tënde. E di që në këto momente nuk e gren dot, por do vijë një moment që edhe kur ata të tentojnë të marrin zërin, të ulin zërin ti nuk do pranosh. Do vazhdosh që flasësh.
Mos u dorëzo, jeta është shumë e gjatë dhe e bukur. Ti meriton të realizosh gjithë ëndrrat që ke. Mos harro të duash veten tënde sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jepi dashuri edhe mamit, se e kupton tani që je bërë mami vetë. Të dua shumë dhe forca…”
-
Pinknews22 hours ago
ÇIFTI vendosi të lërë shtëpinë/ Donaldi jep GODITJEN produksionit
-
Pinknews22 hours ago
Emocionuese/ Momenti kur Donaldi lart nga qielli surprizon binjakun e zemrës, Romeon
-
Pinknews23 hours ago
Serial dramatik/ Ish-partneri i Heidit tek Grande Fratello do hyjë në BBVIP?
-
Pinknews22 hours ago
Çfarë ndodhi? Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur
-
Pinknews19 hours ago
E trishtë/ Ish banori i ‘BBV’ humb njeriun e afërm: Zot…
-
Pinknews23 hours ago
‘Do vi në Kashar për ty’/ Mesazhi i fansit për Heidin nevrikos keq Romeon (VIDEO)
-
Pinknews19 hours ago
“Vetja ime e bukur”/ Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa…
-
Kosova24 hours ago
Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga akuza për krime lufte (Detajet)