Connect with us

Kosova

Albin Kurti bën “punë të pistë” për Vuçiçin/ INTERVISTA bombë me Marko Jakshiç

Marko Jakshic nga Lëvizja Kombëtare e Serbëve per Kosovën, në një intervistë për median serbe Nova tha se me nxitjen e Aleksandër Vuçiqit serbët ne veri te Kosoves hoqën uniformat dhe u larguan nga policia në veri.

“Kjo është diçka që i shkon për shtat edhe Vuçiqit edhe Albin Kurtit. Nuk ka serbë, nuk ka problem, është përgjigja e Vuçicin, ndërsa Kurti niset nga qasja shoviniste “sa më pak serb, aq më lehtë është krijimi i Shqipërisë së Madhe” – deklaroi Jakshic

Sipas tij, serbet ne veri te Kosoves janë të zhgënjyer, të hutuar dhe të dëshpëruar.

Ata kanë pasur një mënyrë jetese te thjeshte deri në vitin 2012, derisa erdhi Vuçiqi, e më pas filluan të zhduken një nga një nga institucionet e Serbisë në veri të Kosovës. Atë që nuk mund ta bënin me bomba, e bene me urdher te Vucicit. Njerëzit tashmë po i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat ​​fillore në Serbinë qendrore. Ka një konfuzion të përgjithshëm te qytetarët, por edhe te ata që punojnë në institucionet e mbetura, në shëndetësi, arsim, shërbime sociale, kulturë… Nuk duhet të protestojnë nga frika se mos humbasin vendin e punës. Prandaj sytë e tyre janë në Serbinë qendrore, si të shkojnë atje. Dhe kjo mund të ndodhte vetem me nje “qeveri tradhtare” – deklaroi Jakshic

Advertisement