Shkrime
Albin Kurti dhe aleanca e pafytyrësisë
Nga Baton Haxhiu
“Pafytyrësia politike e Albin Kurtit është skandal historik në skenën e Kosovës, ku njeriu që dikur sulmonte Ibrahim Rugovën tani përdor monumentin e tij për të shitur gënjeshtrat dhe hipokrizinë e tij politike. Dikur kritik i ashpër, tani shfaqet në zbulimin e monumenteve të Rugovës së bashku me përfaqësuesit e tij politikë. Ky është një shembull i transformimeve politike hipokrite dhe të motivuara nga interesat elektorale” – keshtu ka shkruar ne nje editorial gazetari I njohur Baton Haxhiu
Sipas tij, kjo edhe do të tolerohej deri diku, nën arsyetime për ndryshime pozicionesh si lëvizje taktike brenda nevojave pragmatike për ta mbajtur veten në pushtet, mbështetur mbi supe të kujt të mundet, edhe të Rugovës në këtë rast.
Por sipas Haxhiut, në rastin e Kurtit është shumë më ndryshe dhe dy janë arsyet kryesore, mes shumë të tjerave.
“E para, Albin Kurti ishte kundër Ibrahim Rugovës para luftës në Kosovë jo se nuk dëshironte rezistencë paqësore, por donte luftë. JO. Ai ishte kundër Rugovës sepse deklaronte se Rugova nuk di te bëjë rezistencë fare. Ndryshe nga krahu i luftës që vlerësonte se rezultatet e rezistencës së Rugovës janë vjelur dhe duhet zgjatim e shkallëzim drejt rezistencës së armatosur, Kurti sulmonte brenda oborrit paqësor, meqë edhe vetë i takon idesë së joviolencës.
E dyta, Albin Kurti nuk ka vendosur të bëjë një pol kundërshtues me Rugovën dhe të matet me të, rrjedhimisht me partinë e tij. Ai, përmes kuajve të Trojës si Vjosa Osmani e Shpejtim Bulliqi, ka provuar – në një shkallë të suksesshme do thosha – ta gërryejë LDK-në nga brenda” – ka shkruar Baton Haxhiu, sipas te cilit, Albin Kurti nuk e do Rugovën as si trashëgimi e as si moment politik i shqiptarëve. Çfarë çfarë mënyrë më të mirë do të gjente ai për të tentuar zhbërjen e kësaj trashëgimie dhe ta copëtonte LDK-në deri në 100 mijë vota, rezultati më i dobët në histori i kësaj organizate të rëndësishme politike.
Sipas Haxhiut, Albin Kurti është ekstremi i ndyrësisë së luftës politike, por nuk qëndron i vetëm në baltën e madhe nëpër të cilën notojnë politikanët e Kosovës, kun je prej tyre eshte presidentja Vjosa Osmani.
“Njëherë e reklamuar si djathtiste e përbetuar që bënë luftë kundër Hugo Chavez-it të Kosovës, ajo kapërceu në anën tjetër në momentin e parë që kuptoi se andej ka më shumë për të ngrënë (pushtet kuptohet)” – ka shkruar gazetari i njohur duke theksuar: Në politikën moderne të Kosovës, po ndodh një fenomen i përhershëm: mungesa e moralit politik, ku aleancat dhe qëndrimet politike ndryshojnë në varësi të interesave të ditës, si në ceremoninë e zbulimit të monumentit të Ibrahim Rugovës në Podujevë ku ai u përdor brutalisht në prag fushate për qëllime politike………………………………………………………………………….
Gjithashtu, diskursi politik në Kosovë ka krijuar një klimë ku retorika populiste dhe premtimet i përmbysin vlerësimet morale. Për më tepër, politika shpesh bëhet një lojë e perceptimeve. Liderët krijojnë imazhe të forta për të fituar mbështetjen e votuesve, dhe media, për shkak të ndikimeve të shumta, rrallë ndihmon për të zbuluar këto kontradikta morale. Përballë këtij realiteti, votuesi bëhet indiferent ndaj moralit dhe shpesh ndjek atë që duket si më e sigurta për interesin personal apo të komunitetit.
Politika e Albin Kurtit po bëhet një treg i transaksioneve ku morali është një mall që mund të ndërrohet dhe zëvendësohet sipas nevojës. Kjo krijon një klimë ku zgjedhjet nuk janë më reflektim i vlerave, por të udhëhequra nga perceptimet dhe interesat momentale, duke shkaktuar humbjen e një ndjenje të përbashkët të drejtësisë dhe etikës në politikë.
Kur politika mbështetet te njerëz pa ndërgjegje, fundi i tyre është i pashmangshëm: një rënie e turpshme që do të mbahet mend si një dështim i përhershëm i njerëzve të cilët shkelën çdo parim për pushtet të përkohshëm.