Connect with us

Kosova

Albin Kurti është gjeni/ Reagimi i Vlora Çitakut për asociacionin dhe marrëveshjen

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se në takimin e së hënës në Bruksel, kryeministri Albin Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen më Serbinë, sipas planit franko-gjerman, ku parashihet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Çitaku u shpreh se “plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit prej dy vitesh të Kryeministrit Kurti e Presidentit Vuçiç.

“Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook

“Marrëveshja është armëpushim, jo marrëveshje finale, me njohjen reciproke në qendër. Ai do ta nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar më pas dialogun edhe për një dekadë. Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante vet ai dikur. Të hënën Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik” – deklaroi Nënkryetarja e PDK-së duke e përmbyllur reagimin e saj me fjalinë: Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti

Advertisement