Kosova
Albin Kurti, fëmija përbindësh i Perëndimit, nuk dëshiron paqe dhe provokon serbët
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e serbisë, Petar Petkoviç, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron paqe dhe deeskalim, por po ua vështirëson situatën serbëve në Kosovë për t’i provokuar ata që të shkaktojnë një krizë të re dhe në këtë mënyrë ai të shmang zbatimin e detyrimeve të marra.
Duke komentuar deklaratën e ministrit të ri të Mbrojtjes së Kosovës, Macedonci, i cili tha se është çështje kohe kur do të vijë policia të shkoi në veri dhe se realiteti i ri politik do ta bëjë të mundur, Petkovic tha se policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së, se qëllimi i vërtetë i policisë dhe ushtrisë është dëbimi i popullit serb dhe keqtrajtimi i tyre siç bënë gjatë konfliktit.
Ai theksoi se është Perëndimi që e lë Kurtin të bëj çtë dojë dhe se kryeministri i Kosovës është fëmija përbindësh i tyre.