Connect with us

Kosova

Albin Kurti fiton zgjedhjet, por ngec në formimin e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij gjatë një tubimi në qendër të Prishtinës të dielën, ndonëse ai nuk ka një shumicë, të mjaftueshme për të formuar qeverinë në Kosovë, por ai eshte deklaruar se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje te formojë.

“Nuk ka pasur kurrë më shumë luftë, sesa kundër kësaj qeverie nga oligarkët që japin para pa llogari dhe me nje opozitë që bën marrëveshje edhe me djallin” – ka theksuar Kurti.

Por nëse në Prishtinë ka ende paqartësi se kush do të qeverisë në të ardhmen, ndërkohë që kreu i LDK, Abdixhiku e ka lënë të hapur mundësinë e mbetjes në opozitë, në mediat ndërkombëtare është shfaqur dyshimi lidhur me një qeveri Kurti 3.

“Partia qeverisëse majtiste-populiste Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, sipas rezultateve paraprake,duke e vendosur vendin në rrugën e ripërtëritjes së konfrontimit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për trajtimin e pakicës së saj serbe”  – shkroi menjëherë Politiko, kurse BBC nënvizoi se popullariteti i Kurtit është rritur nga përpjekjet për të zgjeruar kontrollin e qeverisë mbi pjesën veriore me shumicë etnike serbe.
Edhe Associated Press vuri në dukje fitoren e Vetëvendosjes duke thënë se “Albin Kurti fitoi zgjedhjet parlamentare të Kosovës, por pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme”.

Advertisement