Connect with us

Kosova

Albin Kurti kryeministër i Shqipërisë? Skandaloze dhe fëmijërore…

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka cilësuar skandaloze e fëmijërore, refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Rama ershi në Kosovë për Procesin e Berlinit dhe se Kurti edhe pse ishte më i zëshmi nga liderët e Ballkanit Perëndimor për këtë proces, nuk pranoi të takohet me të.

Ymeri u shpreh se ata që e akuzojnë kryeministrin Rama e bëjnë për shkak se në Shqipëri nuk ka liderë opozitarë që mund ta sfidojnë atë.

Sipas tij, Kurti po përdoret në mënyrë që Rama të dobësohet politikisht në Shqipëri.

“Nuk mendoj që figura e Albin Kurtit duhet të përdoret në luftë ndaj Ramës. Kjo tregon për gjendjen politike të Shqipërisë, për ta luftuar Ramën, nuk ke lider në opozitë atje. Çfarë doni të bëni? Ta bëni kryeministër të Shqipërisë, Albin Kurtin, nuk mundeni”, ka thënë Visar Imeri

Advertisement