Connect with us

Shkrime

Albin Kurti me ditët e numëruara/ Furtuna që vjen prej Amerike

Jan Cingel, drejtor ekzekutiv i organizatës për analiza strategjike, tha se Kosova dhe Serbia po presin rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që do te dale në muajin qershor, ndërsa Beogradi zyrtar shpreson që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor, do të prodhojnë politika që do t’i përshtaten palës serbe.

Cingel konsideroi se Bashkimi Evropian po përpiqet ta shfrytëzojë kohën e mbetur deri në zgjedhjet për Parlamentin Europian, për të arritur njëfarë përparimi në procesin e dialogut, pas disa raundeve të dështuar vitin e kaluar, sepse negociatat do të pezullohet gjatë verës, në pritje të konstituimit të Komisionit Evropian.

“Kjo është arsyeja përse tani nuk ka ndonjë lëvizje reale, sepse edhe Beogradi, edhe Prishtina presin rezultatin e zgjedhjeve në Parlamentin Europian kurse Beogradi, me vëmendje të veçantë, pret edhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vjeshtë. Serbia beson se Donald Trump do të ishte shumë më i favorshme sesa presidenti aktual, Joe Biden”- tha Cingel.

Një mandat i dytë i Trump, gjithmonë nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, marrë për bazë edhe trashëgiminë kontraverse të ish-Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, kombinuar nga një fitore paraprake të së djathtës ekstreme evropiane në qershor, mund të ndryshojnë për keq rrjedhën e zhvillimeve aktuale.

Kosova dhe Serbia shpejt do ta gjejë veten në rolin e spektatorëve të fragmentimeve brenda BE-së. Në zgjedhjet evropiane të qershorit, çështja për tu pare është se sa do forcohet rryma anti-liberale dhe e djathta ekstreme, ndërsa procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënive Kosovë-Serbi pritet të matet edhe në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Duke komentuar mbi rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, nëpërmjet së cilës synohet ndalimi i përdorimit të dinarit serb në territorin kosovar, eksperti sllovak vlerësoi se bashkësia e organizuar perëndimore është duke e humbur durimin përsa i përket veprimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili synon të udhëheqë një politikë të pavarur.

“Qeveria e Kurtit, me këto veprime, si heqja e dinarit, tregon se nuk po e dëgjon Perëndimin, por dhe se udhëheq një politikë të pavarur që mund të bëjë jehonë brenda vendit. Partnerët perëndimorë po e humbasin gjithnjë e më shumë durimin. Kujtoj se sanksionet evropiane dhe amerikane kundër Kosovës janë ende në fuqi” –  shtoi ndër të tjera Cingel për çështjen e dinarit.

BE-ja dhe SHBA-ja akuzuan njëzëri Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar kryesisht me serbë etnikë, ndërsa kërkoi shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së deri në një vendim të radhës nën arsyetimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë.

 

 

Advertisement