Kosova
Albin Kurti me Kriza/ Ivica Daçiç sulmon me 2K
Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçic pretendon se autoritetet kosovare kanë punuar 10 vjet për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Daçiq është shprehur se në Bruksel gjatë raundit të ri të bisedimeve Beograd-Prishtinë, Kosova do të vazhdojë politikën e njëjtë në kundërshtimin e Asociacionit.
“Kosova do të përpiqet ta minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti dhe ekipi menaxhues”, deklaroi Daçiq.
Ai theksoi se për të gjithë është e qartë se Serbia insiston me vendosmëri në forminin e Asociacionit dhe kjo është pika e parë që duhet përmbushur nga marrëveshja e Ohërit.
Sipas tij, pa krijimin e Asociacionit nuk do të ketë zbatim të marrëveshjeve tjera.
Daçiq shtoi se kryeministri, Albin Kurti “çdo ditë krijon kriza të reja me qëllim që te largojë vëmendjen nga Asociacioni”.
“Serbia ka një qëndrim të prerë. Ne do të jemi me popullin tonë në Kosovë. Ne Bruskel Serbia do të jetë konstruktive” – përfundoi Daçic