Connect with us

Kosova

Albin Kurti: Ne e pranuam draftin e statutit, Serbia po refuzon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve që ka pasur këtë të enjte me liderët evropianë në Bruksel, ka thënë se përkundër që Kosova e pranoi draftin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Serbia po refuzon që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, për të cilën ka thënë se duhet të zbatohet “në tërësi, pa vonesa dhe pa kushte”.

“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023” – thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se “pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”.

Advertisement