Connect with us

Shkrime

‘Albin Kurti njeri i Amerikës, apo i Serbisë? Po pyes pa ironi’

Albin Kurti është veç një urë larg prej historisë. Hiç s’ka lidhje që prej katër vitesh nuk ka bërë asgjë në Ibër e kudo. As për minatorët që ai i nënçmon dhe I perbuzë çdo ditë me deklarata. Tek e fundit kush ka hyrë në histori për reforma fiskale, a për reforma në drejtësi.

Vendin në librat e historisë, atje ku është Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova, nuk ta rezervojnë reformat, por ta rezervon shpallja e pavaresisë, ose në rastin konkret kthimi i sovranitetit në nje pjesë të territorit, për të cilën pjesë liderët para Kurtit pothuajse patën hequr dorë. Prej disa ditësh Kurti me te tijët ka filluar ti sillet rrotull Urës. Duke e ditur saktësisht se cili do ishte reagimi i amerikaneve dhe NATO-s, për të vrarë kohën dhe për të karrikuar popullatën, filluan të lyejnë këmbët dhe barkun e urës.

Nejse, secili ka taktikat e veta, edhe Kurti të vetat.

Meqë zgjedhjet po afrohen, meqë  kurrgjë nuk ka ndodhur në pjesen jugore të Kosovës, përsa i perket qeverisjes, është e kuptushme që Kurti e ka me rëndësi përmbylljen e asaj që e ka nisur ne pjesën veriore. Këtë po e them pa ironi.

Le t’rrimë shtrembët e të flasim drejt. Disa ndryshime kanë ndodhur në veri te Ibrit. Dielli me gishta nuk mbulohet, e as shtrirja e sovranitetit në atë pjesë, por që ajo cfare ka ndodhur me urën i shumezon te gjitha me zero, pasi duhet te kishte rene edhe simbolikisht pengesa e fundit e bashkimit, Ura mbi Iber. Ne vitin 1999 aty filloi ndarja de fakto. Oliver Ivanovici, te cilin Kurti e shenjteroi ‘post mortum’, bashke me ata qe njiheshin si Rojat e Ures e bllokuan atë urë, duke ia krijuar serbeve nje rajon autonom. Prej 20 vitesh Kurti ka propaganduar duke thënë se veriu është siç eshte per faj të Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, per faj te elites se vjeter politike, te cilet sipas tij, kane bere pazare me Serbine per ate pjesë, sit e ishte nje cope torte.

Personalisht une besoj qe krejt cka ka ndodhur ne veri te Kosoves, nen menaxhimin e Kurtit, është taktike e Serbise, ne menyre qe Kurtit ti krijohet iluzioni se bashkimi me veriun është i mundshem, kurse shqiptaret ti turrë kunder Amerikes, qe medemek Amerika është kthyer  kah Serbia dhe ka dalë kunder Kosoves dhe nuk po e lë Kurtin të vazhdojë misionin e tij atdhetar, por që Kurti megjithate, me shkathtësite dhe trimërinë e tij nuk po i pyet, dhe po vepron per interesin e popullit te tij.

Sipas meje, Kurti eshte joshur nga Serbia me disa fitore të vogla, per ta shtyre ate te futet ne konflikt me Amerikën.

Gjithsesi, dhe do doja qe kjo e dyta te ishte e vertete, Kurti gjate gjithe kohes ka patur marreveshje te fshehta me Ameriken, te bejne sikur nuk po pajtohen, po shahen e zihen. Megjithatë, ky gjykim I shkon me shume per shtat, bisedave te atyre neper cajtore, kafene, neper oda, ne diaspore dhe neper pazare.

Sipas tyre, Kurti do ta hapë urë, kur Amerika do ti thotë Serbisë se ai nuk po I degjon keshillat e Perendimit dhe ka qelluar te jete kokefortë

Nese Kurti e bën këtë, ai meriton qe ne ti kerkojme falje per dyshimet qe  kemi patur dhe ia kemi bere hallall cdo deshtim tjeter ne qeverisje.

Une si pjesetare i shkolles vjeter, sot e kesaj dite vazhdoj të besojë se prezenca e KFOR’it ne Mitrovice nuk eshte per te ruajtur serbet, por per ten a ruajtur ne,  prandaj edhe duhet te mendohemi mire. Me kohë rruga ka me u çelë edhe për ne, edhe për serbët. Unë te isha kryeministër nuk e kisha testuar durimin as të Amerikës, as KFOR’in, dhe as NATO’n, pasi do kish mbetur si legen më pas.

Unë personalisht nuk mendoj që Kurti ka ndonjë lloj marrevëveshje të fshehtë me Amerikën.

 

Advertisement