Connect with us

Rajon

‘Albin Kurti nuk është burrë, nxënës i Adem Demaçit’

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke folur për kryeministrin e Kosovës, tah se Albin Kurti “nuk është burrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”. Për ta argumentuar këtë akuzë, ai ka përmendur deklaratën e para 5 vjetëve të Kurtit, I cili atë kohë ishte shprehur –  “na ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit dhe paskësaj ne të kthehemi si para pesë shekujve”.

“Çfarë njeriu duhet të jesh që të thuash diçka të tillë… Kur e dëgjon, e ke të qartë se me këtë njëri nuk mund të behet as bisedë, nuk mund të ketë as normalitet, dhe ky persona nuk ka as nder” – tha Vuçiç, i cili gjithashtu u shpreh: Albin Kurti do të jetë Enver Hoxha i rid he fiksimi I vetëm që ai ka është t’i dëbojë serbët nga veriu i Kosovës. Ai është student i Adem Demaçit, një njeri që ndërsa Tito kujdesej për çdo shqiptar, i kaloi 18 vjet në burg…” –  tha Vucic në një intervistë në TV Prva, duke marre rolin e Kasandrës, teksa tha: Terrori I Kurtit do të bëhet më i keq dhe më i egër

Advertisement