Kosova
‘Albin Kurti përballë tradhtisë së Ramës’/ Flet analisti i njohur
Analisti Eshref Ymeri, duke folur për draftin sekret dhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë si dhe me deklarimin pro idesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Çarls Mishel, u shpreh se “Mirë Rama që është mik i Vuçiçit dhe, për pasojë, tradhtar i Republikës së Kosovës, po Çarls Misheli si e pranoi një propozim të tillë, fund e krye paradoksal, kur dihet që Çështja Kombëtare e Kosovës u zgjidh ushtarakisht dhe politikisht më 12 qershor 1999 dhe juridikisht me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
“S’ka asgjë për t’u habitur me qëndrimin e Brukselit ndaj shqiptarëve. Sigurisht, sepse Brukseli është trashëgimtar i Evropës fishtiane, i asaj Evrope, të cilën Fishta i Madh e pati etiketuar ashtu siç e meritonte – kurva e motit” – deklaroi Ymeri duke shtuar:
“Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është i bindur se Rama e ka lënë vërtet një emër në histori, por ky nuk është emër i nderuar, përkundrazi, është emri i një tradhtari me damkë. Fillimisht, në rolin e kameleonit, Rama u hoq e u shtir si mik i Kosovës, dikur pati dalë me propozimin për një president të përbashkët dhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Por sapo krimineli Vuçiç hodhi në tregun politik idenë e Open Balkan, Rama s’e përmbajti dot vrapin drejt Beogradit, si dikur ati i tij shpirtëror, argati i Titos Enver Hoxha”