Kosova
Albin Kurti stolin e rezervave, Memli Krasniqi në SHBA
Para udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka treguar qëllimin e vizitës atje.
Ai deklaroi se do të ketë vizita në Washington DC dhe New-York ku dhe do takohet me emisarin Escobar.
“Do të zhvilloj takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare si dhe Kongresin, në dy dhomat: në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat” – shpjegoi Krasniqi.
“Do të dëgjoj me vëmendje se cilat janë qëndrimet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kohëve të fundit është shqetësues fakti që në disa nga deklarimet e nivelit më të lartë, kemi dëgjuar atë që kurrë nuk e kemi dëgjuar më herët.. fjalën zhgënjim ndaj Kosovë” – deklaroi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës teksa theksoi: Nuk është mirë që Qeveria të sanksionohet me anulim të vizitave të zyrtarëve të saj dhe njerëzve të pushtetit.
Memli Krasniqi tha se pas SHBA ai do të vizitojë edhe Brukseli.
“Në Parlamentin Europian do kem takime me një numër të konsiderueshëm eurodeputetësh, kryesisht me ata që kanë interes dhe merren me Kosovën, por edhe me ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak” – tha Krasniqi.