Kosova
Albini i fal gjakun Milloshevicit dhe Vucicit/ Edita Tahiri për pranimin e planit europian
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri, me pranimin e propozimit evropian, ka dështuar ta mbrojë shtetin e Kosovës në dialog
Ajo tha se Albin Kurti e ka falur Millosheviçin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke u pajtuar me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Ky plan nuk e ka njohjen reciproke… Pra është i dëmshëm për Kosovën. Kurti si kryeministër nuk arriti ta mbrojë shtetin e Kosovës në këtë dialog dhe u dorëzua para Vuçiç” – deklaroi Tahiri
Sipas saj, Albin Kurti fali Millosheviçin e Vuçiçin për gjenocidin e kryer në në Kosovë