Connect with us

Kosova

Albini me 40%, por s’ka me kë ta bëj shumicën/ Analisti shpërfaq rrugët e shkurtra

Analisti nga Kosova, Artan Muhaxhiri tha se rezultatet e sondazheve të fundit, sipas të cilave Vetëvendosje ka mbështetjen e pak më shumë se 40 për qind të qytetarëve, ndërsa PDK ka 20 për qind, pasqyron disponimin real të votuesve. Ai gjithashtu beson se asnjë parti opozitare nuk do të dëshirojë të bashkëpunojë me Albin Kurtin pas zgjedhjeve nëse nuk dihet se si do të sillet ai në lidhje me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Muhaxhiri po ashtu tha se populizmi i Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti ka arritur të korr rezultate, ndërsa partitë opozitare nuk kanë strategji për ta luftuar dhe nuk punojnë për uljen e popullaritetit të Kurtit.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit, rezultatet do të ishin të ngjashme me atë që tregon ky sondazh, natyrisht, nëse nuk ndodh diçka dramatike. Në rrethana të tilla, Kurti është në një pozitë shumë komode. Nuk duket se ka ndonjë pretendent tjetër serioz për vendin e parë dhe ai e di se do të fitojë. Por problemi do të jetë se me kë do të formojë një qeverinë e re, sepse do të duhet ta ndajë pushtetin me dikë. Këtu është më e rëndësishmja tema e dialogut me Serbinë, sepse asnjë palë nuk do të bashkëpunojë me Kurtin pa e ditur se si do të sillet kryeministri actual kur është fjala për marrëveshjen përfundimtare në dialogun me Beogradin dhe si do të definohet dhe arrihet ajo marrëveshje, sepse presioni nga BE dhe SHBA është i madh. Çështja e kësaj marrëveshjeje do të jetë tema më e rëndësishme për qeverinë e ardhshme nëse do të ketë zgjedhje këtë vit”- ka thënë Muhazhiri.

Sipas vlerësimit të tij, tre vitet e qeverisjes së Kurtit kaluan pa shumë rezultate të mira.

“Nuk mendoj se ka shumë kartela në dorë përsa i përket ekonomisë, përmirësimit të jetës së qytetarëve apo edhe pagave. Duke përdorur populizmin, qeveria do thotë se Kurti krijoi një realitet të ri në veri. Opozita do ta ketë problem këtë sepse nuk do mund ta sulmojnë politikisht pasi nuk ka bërë asgjë të rëndësishme gjatë 20 viteve për zgjidhjen e problemeve në veri, dhe gjithashtu nuk ka pasur strategji. Për çdo gjë që e sulmon opozita, Kurti thotë ‘nuk e keni bërë për 20 vjet’, ndaj nuk mendoj se kjo do të jetë një fushatë cilësore zgjedhore.

“Kurti është një politikan populist dhe do të fokusohet në tema që do t’i sjellin vota dhe në fushatë do të flasë vetëm për sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe jo se si ai ka arritur të mos ketë marrëdhënie të mira me aleatët tanë, me SHBA dhe BE” – theksoi Muhaxhiri duke shtuar se edhe partitë opozitare nuk janë të përgatitura mirë për çështjet ekonomike dhe nuk mund të japin premtime për pagat, kështu që, sipas tij,  status quo-ja do të vazhdojë…

 

Advertisement