Connect with us

Kosova

Albulena rrufepritëse për lojën meskine të Kurtit, opozita të lëshojë pe të shihet a i ka Albini votat

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se opozita në Kosovë do të duhej t’i hapte rrugë zgjedhjes së Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares, në mënyrë që t’i hapë rrugë Lëvizjes Vetevendosje të matet për numrat rreth formimit të qeverisë së re, pas rezultatit te zgjedhjeve te shkurtit.

Ai ka kërkuar që opozita duhet ta komprometoje kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e jo Haxhiun, e cila sipas tij është bërë si rrufepritëse e lojës së kryeministrit ne detyre.

Maliqi ka shkruar ne rrjetet sociale se qëllimi duhet të jetë që Albin Kurti të matet për votat qe pretendon se i ka per formimin e qeverisë.

“Opozita do bënte mirë të lëshonte pe, kryetarllëku i Kuvendit i jep shumë pak pushtet Albulenës” – ka shkruar Maliqi.

“Qëllimi duhet të jetë hapja e rrugës për “matjen” e Albinit, të tregojë se a i ka ai më shumë se 57 vota, le të provoje krijimin e një qeverie të brishtë… Proverbi popullor thotë- ‘i mençuri lëshon pe…’” ka theksuar Maliqi duke potencuar: –  “Komprometojeni andaj Albinin, e jo Albulena Haxhiun. Ajo është bërë rryfepritëse për lojën meskine të Albin Kurtit për të blerë kohë dhe per te komprometuar opozitën për bllokadën e Kuvendit.”

Advertisement