Connect with us

Kosova

Aleatë dhe ‘armiq’/ Kush po e fiton Ballkanin, SHBA apo BE

Kriza aktuale në veri të Kosovës dhe aksesi dukshëm i ndryshuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve më me ndikim të Europës në tentativë për të ulur tensionet, veçanërisht kur bëhet fjalë rreth ndikimit në vendimet e marra nga qeveria e Albin Kurtit, imponohet pyetja llogjike-për cilin është më i rëndësishëm stabiliteti i Ballkanit Perëndimor-për Uashingtonin, Berlinin apo për Londrën.

Për analistët,  nuk ka asnjë dilemë se të dy kanë interes që Ballkani të jetë i qetë, e gjithashtu mendojnë se egzistojnë mbivendosje në strategji e taktikë. Gazetari Dragan Biseniq thotë se BE dhe SHBA kanë qëndrime dhe ambicie të ndryshme ndaj Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se Brukseli nominalisht dëshiron që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Union, ndërsa për SHBA, rëndësi të veçantë merr pikërisht për faktin se BE po e vonon prej kohësh përfshirjen e rajonit në anëtarësim.

“BE në shembullin e iniciativës ‘Ballkani i Hapur’, ka treguar se edhe ajo dëshiron të ketë të ashtuquajturën Doktrinën e saj Monro, të cilën e ka SHBA, e kjo është se nuk dëshirojnë të përfshihen fuqi të tjera në eterin e tyre. Dhe reaguan shumë armiqësisht ndaj kësaj iniciative te mbështetur prej SHBA. Tani jemi dëshmitarë se po happen diskutime se cila do të jetë e ardhmja e ‘Ballkanit të Hapur’, teksa dhe disa vende që janë shtylla kurrizore e këtij koncepti, po marrin kthesën drejt procesit të Berlinit, pra procesit të BE”  – thotë Biseniq, I cili kujton se Ballkani i Hapur lindi sepse BE në vitin 2018 praktikisht “ngriu” procesin e Berlinit.

“BE beson për shkak se mbështet projekteve financiare në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhet të ketë edhe disa të drejta të veçanta. Amerika ka një lloj tjetër pretendimi. Përmes ligjit për ‘Prosperitet dhe Demokraci’ në Ballkanin Perëndimor, i cili tani është duke u përgatitur, ata dëshirojnë të definojnë politikën e tyre – që SHBA duhet të ketë rol drejtues në rajon. Ky ligj parashikon, ndër të tjera, ndihmë për qeveritë e rajonit, organizatat joqeveritare dhe mediat për të luftuar, siç theksojnë ata, ndaj ndikimit rus dhe kinez” – deklaroi Dragan Biseniq duke theksuar se si BE dhe SHBA dëshiron që Ballkani Perëndimor të rregullohet në përputhje me interesat e tyre.

Advertisement