Connect with us

Bota

Aleati i Putin: Lufta e Tretë Botërore ka nisur

Një nga aleatët e Vladimir Putinit ka pohuar se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar, ndërsa ai i bëri thirrje Rusisë që të nisë një sulm me raketa bërthamore në Britani, Francë dhe Poloni.

Propagandisti televiziv Vladimir Solovyov u tha rusëve se Moska duhet të synojë Perëndimin për të penguar vendet e NATO-s nga dërgimi i furnizimeve në Ukrainë.

Thirrja e tij vjen pasi Britania dekalroi se është gati të furnizojë Kievin me tanke Challenger II.

Franca po dërgon automjete zbulimi franceze AMX-10, Gjermania po dërgon 40 automjete luftarake këmbësorie Marder dhe SHBA ka premtuar 50 automjete luftarake M2 Bradley.

Solovyov u tha shikuesve të tij nëpër 11 zonat kohore të Rusisë: “Ka një Luftë të Tretë Botërore në shkallë të plotë.

“Tani ata po vijnë me tanke… Pavarësisht se sa shumë jep Britania, për ne, vija e kuqe duhet të jetë e thjeshtë. Franca dha ato që ata i quajnë tanke me rrota. Polonia mori një vendim, Britania mori një vendim.

“Prandaj, çdo objektiv ushtarak në territorin e Francës, Polonisë dhe Britanisë janë objektiva konkrete për ne për të goditur dhe nëse është e nevojshme, atëherë ne mund të përdorim armë taktike bërthamore”, u shpreh ai.

Advertisement